Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka informuar se është finalizuar operacioni i koduar “EXPLOITATION”.

Sipas uniformave blu, është zbuluar një rast i shfrytëzimit të bashkëshortes për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj.

Mësohet se në pranga ka rënë një 26-vjeçar dhe një 70-vjeçar, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja.

Policia bën me dije se, bazuar në informacionet e marra është bërë i mundur zbulimi, dokumentimin dhe goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prostitucion nëpërmjet dhunës.

“Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O.

Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme”-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Të Fundit