Shfrytëzonin vajzat shqiptare për prostitucion,11 të arrestuar në Itali – Stop
Lajme, Të Gjitha

Shfrytëzonin vajzat shqiptare për prostitucion,11 të arrestuar në Itali

Policia italiane ka shkatërruar një grup shqiptarësh dhe italianësh që shfrytëzonin vajza të reja shqiptare për prostitucion.

Sipas Ansa.it, 11 persona janë arrestuar pas hetimit të Prokurorisë së Bolonjës që ka zgjatur 1 vit.

Vajzat shqiptare detyroheshin të prostituonin në Via Emilia, Anzola dhe Valsamoggia. Anëtarët e grupit zotëronin disa apartamente në qendër të Bologna, në të cilat vajzat shkonin me klientët.

Të arrestuarit akuzohen për rrëmbim, shfrytëzim prostitucioni, dhunë seksuale, përndjekje. Tre apartamente në qendër të qytetit u konfiskuan. Gjithashtu u sekuestruan shuma të mëdha parash, celularë dhe sende të tjera. Identitetet e të arrestuarve nuk bëhen të dituar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *