“Sheruesi” seksual i burrave, dalin ne drite te tjera bema te Shefqetit! 21 nëntor 2018

Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme një video-skandal, ku “shëruesi” me emrin Shefqet pretendonte, se zgjidhte të gjitha problemet, përmes forcës seksuale të burrave. Stafi i programit ka mundur të sigurojë dëshmi në vetë të parë, të abuzimeve të Shefqetit, që mesa duket vijojnë prej dekadash. Një qytetar,që jeton në Itali, ka gjetur kurajon të rrëfejë mbi eksperiencën e tij, edhe pse derën e Shefqetit e kishte gjetur me të ëmën, për një problem familjar dhe jo të tijin. Megjithatë Shefqeti zbaton “protokollin e tij”: i nxjerr të gjithë jashtë dhe merret me pjesët intime të qytetarit.

Të Fundit