Sherri mes mësueseve, shkarkohet drejtoresha e gjimnazit “Çajupi”

Në konfliktin mes dy arsimtareve të gjimnazit u përfshinë dhe të afërmit e tyre, duke bërë që sherri të degradonte deri në përdorimin e armës.

Dy mësueset të pezulluara, po hetohen në gjendje të lirë, teksa për ngjarjen është arrestuar një person

“Pse më bëni shenja pas krahëve të mi”, ishte motivi i sherrit banal mes mësueseve të shkollës “Andon Zako Çajupi” asaj të Letërsisë Elida Qenami 46 vjeç dhe të Historisë Domenika Toptani 53 vjeç.

Në dëshminë e saj mësuesja Elida Qenami deklaronte se gjithçka nisi një javë para sherrit në ambientet e shkollës kur e ka ndaluar Domenika, e cila i ka kërkuar llogari se “përse e shajnë pas krahëve”.

Të Fundit