Sherri/ Dyshohet se plagosi me armë fqinjin pasi i bënte zhurmë, arrestohet 35-vjeçari

Vetëm pak orë ka zgjatur arratia e Augert Zerës, 35-vjeçari i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri komshiun e tij, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit të përdorur nga i riu.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga autori i plagosjes Augert Zera 35 vjeç. Sekuestrohet dhe arma e zjarrit.

Konflikti mes tyre ka nisur pasi 43-vjeçari Altin Sulku po punonte në shtëpinë e tij.

Fqinji i tij, Augert Zera dyshohet se i ka shkuar në shtëpi duke i kërkuar të mos bëjë zhurmë. Pasi konfliktit verbal, 35-vjeçari dyshohet se mori armën dhe ka qëlluar në drejtim të Sulkut.

Të Fundit