Sherr në Roskovec/60-vjeçari shkon në shtëpi e kap armën për të vrarë 55-vjeçarin

Policia e Fierit ka informuar se është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes dy shtetasve në Roskovec.

Mësohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. H., ka goditur me mjet të fortë shtetasin V. H., i cili ka marrë armën e gjahut dhe është nisur për në banesën e shtetasit B. H., por ndërhyrja e policisë ka parandaluar ngjarjen kriminale.

Pas ndërhyrjes është bërë i mundur kapja në kohë e shtetasit V.H bashkë me armën e gjahut (të cilën e kishte me leje).

Policia e Fierit ka arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Roskovec dhe proceduan penalisht për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje” shtetasin V. H., 60 vjeç, banues në Roskovec (i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Të Fundit