Sherr mes taksistëve, i riu plagoset me sëpatë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Dy taksistë janë përfshirë në një konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Sipas abc news, 24-vjeçari, Ismiraldo Hoxha është plagosur rëndë me sëpatë dhe i janë prerë tendinat e gishtave të dorës. Menjëherë Hoxha është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa autori i ngjarjes 32-vjeçari Bilal Lamçe është arrestuar nga policia.

Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën, i plagosuri punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.” njofton policia.

Të Fundit