Shefi i policise urdheron bllokimin e automjetit qe e parakaloi!

Sot është ndalur në Shkodër për problemin e qytetarit Oltion Shpendi, i cili ka shtetësi franceze dhe ka ardhur në Shqipëri pasi ka gruan shtatzënë dhe ka ngecur nga pandemia. Ai tregon, se i është bllokuar patenta dhe makina dhe ka qëndruar i ndaluar për 7 orë, pasi i ra borisë dhe parakaloi një automjet tip Range Rover, që kishte bllokuar rrugën dhe që rezultoi të ishte e drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Brahimaj. Ky i fundit, pas këtij gjesti urdhëroi patrullën e policisë, që të ndalonte dhe arrestonte Oltionin vetëm 300 metra nga vendi, kur ai i kishte rënë borisë, edhe pse nuk kishte bërë asnjë shkelje.

Përmes një filmimi, që Oltioni ka bërë në momentin e ndalimit, efektivët e policisë konfirmojnë, se ka dhënë urdhër shefi i madh dhe nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë ndalim.Madje polici e këshillon, që t’i kërkojë falje shefit, që të mos ketë probleme.

Për rastin e shtetasit shqiptaro-francez Oltion Shpendi, ne iu drejtuam policisë Rrugore Shkodër, për të mësuar, sesi ishte justifikuar ndalimi dhe bllokimi i automjetit të tij. Si arsye ishte shkruar, që qytetari kishte kaluar fashën e orarit të lejuar për qarkullim, ndaj do t’i bllokohej patenta dhe automjeti de do të gjobitej. Specialisti i Policisë rrugore Shkodër, di vetëm të thotë, se qytetari duhet të ankohej.Meqë kemi të bëjmë me një patentë të huaj, si procedurë bllokimi e ka Prefektura, ndaj ne u drejtuam në këtë institucion. Por cuditërisht Prefektura Shkodër e komisioni kishte marrë vendim një ditë më parë për bllokimin e patentës së Oltion Shpendit për 3 vjet.

Të Fundit