Shefi i ‘Pfizer’ në Shqipëri, Rama: Pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë

Drejtuesi Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, po zhvillon një vizitë në Shqipëri. Së bashku me kreun e qeverisë Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Bourla ka vizituar QSUT, ku kanë inspektuar vendin e ruajtjes së vaksinave.

Gjatë vizitës Rama u shpreh: “Dua t’ju jem mirënjohës, pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht, ju hapët dyert në momentin që Nju Jorku ishte mbyllur. Duke qenë këtu dhe shihnim të tjerët që kishin nisur vaksinimin ishte shumë e rëndë. Faleminderit prej jush, dhe që erdhët në Shqipëri”.

Albert Bourla kujtoi momentet e bisedës së parë me Edi Ramën.  “Unë nuk do të t’ju harroj kurrë ju që erdhët në Nju Jork, u befasova. T’ju shihja që erdhët dhe filluat të më jepnit argumente për të marrë dozat e para ishte befasuese, jam shumë i lumtur që u bëmë miq gjatë kësaj sfide” tha ai.

 

 

Të Fundit