Sezon i vështirë i pandemisë, Evropa përballë një tjetër vale, Danimarka kërkon pasaportë “Corona”

Spanja është duke u përballur me një tjetër valë të pandemisë, duke raportuar për 60 mijë viktima. Së bashku me Britaninë, Francën dhe Italinë janë vendet me numrit më të lartë të të vdekurve në Evropë.

Vendi ndodhet në një moment historik të zymtë dhe shifrat nuk janë aspak shpresëdhënëse.

“Ndiejmë keqardhje që 1911 persona kanë humbur jetën në 7 ditët e fundit, e janë regjistruar 656 raste të reja. Ngushëllime të gjithë të afërmve të viktimave”, u shpreh Carolina Darias, ministre e Shëndetësisë në Spanjë.

Të tjera shtete vijojnë të përforcojnë masat për të mbajtur larg variantet më të transmetueshme të virusit.

Nga e shtuna, Suedia është e fundit që kërkon teste negative të koronavirusit për të gjithë udhëtarët që hyjnë në vend, testet duhet të jenë bërë brenda 48 orëve të fundit.

Në Austri, policia po tregohet edhe më strikte ndaj të gjithë shtetasve të huaj, pasi janë shtuar ankesat për thyerjen e kufizimeve të COVID-19.

Shumë qytetarë janë akuzuar se kanë shkuar në resortet e skive me pretekstin për të punuar kur në realitet udhëtonin për pushime.

“Si autoritet shëndetësor është detyra jonë të kontrollojmë dhe të verifikojmë më herët për të parandaluar një përhapje të virusit. Imagjinoni sikur një tjetër vatër të zhvillohet këtu, imagjinoni reagimin e mediave”, u shpreh Siegmund Geiger, zëvendës guvernator në rajonin Landeck.

Ndryshe nga Gjermania dhe Austria i ka mbajtur hapur vendpushimet e saj të skive për vendasit, por pushuesit e huaj janë të ndaluar.

Me dëshirën për t’iu rikthyer sa më shpejt normalitetet, qeveria daneze ka bërë me dije se do të prezantojë pasaportën digjitale Corona me të cilen njerëzit do të jenë në gjendje të provojnë përmes një aplikacioni që ata janë vaksinuar.

Për momentin është vetëm projekt por shumë shpejt në pak muaj mund të jetë realitet.

Ndërsa në Britaninë e Madhe e cila raporton një numër të lartë të infektuarish, kryeministri Johnson mori pjesë duke duartrokitur për të nderuar kapitenit Sir Tom Moore.

100-vjeçari fitoi zemrat e kombit me shëtitjen e tij për mbledhjen e fondeve, të cilat i kaloi për kujdesin shëndetësor britanik.

Të Fundit