Sëmundja ia preu ëndrrat në mes, shqiptarët ndihmojnë motrat 20- vjeçare!

Në 29 shtator transmetuam rastin e dy motrave në Lushnje Desiana dhe Xhuliana Bali. Ato e kanë të pamundur lëvizjen për shkak të paaftësisë muskulare. Desiana Bali, 20 vjec, tha, se që prej vitit 2011 ka humbur këmbët dhe nuk mund të lëvizë. Ato jetojnë në kat të dytë dhe e kanë shumë të vështirë ngjitjen dhe zbritjen me karrocë. Sëmundja ia preu në mes Desianës ëndrrën për t’u bërë gazetare. “Stop” atë ditë u dhuroi një motorr elektrik dy motrave me paaftësi fizike. Ne kthehemi, pasi dy biznese kanë menduar për to. “Terziu light” i dhuron një abazhur me pult dhe 850 mijë lekë të vjetra të mbledhura nga Berber Leni dhe klientët e tij.

Të Fundit