‘Se mohoj që i ka paguar lekët’ përmbaruesi grabit vilën

Në prill të këtij viti një qytetar denoncoi përmbaruesin privat Besnik Bajraktari, të cilit i ka paguar borxhin, sipas marrëveshjes, por përmbaruesi ia ka tjetërsuar dhe marrë vilën dy katëshe.Historia nisi me dhënien me fajde të 50 mijë eurove, shumë, që nuk u shlye në kohë dhe cështja shkoi në përmbarim. Për 50 mijë eurot u nënshkrua një marrëveshje, që të shlyhej për 10 muaj nga 5 mijë euro në muaj.Por përmbaruesi privat prishi tre muaj para marrëveshjen, duke mos njoftuar debitorin dhe në këtë mënyrë i mori dhe vilën dy katëshe, në një kohë, që 50 mijë eurot u shlyen në 10 muaj sipas dakordësisë.Klecka, që përdori përmbaruesi, ishte, se njoftimin për prishje të marrëveshjes, e kishte bërë në vendlindjen e debitorit, në Milot dhe jo në Tiranë, ku ka vilën e banimit.Me këtë manovër dhe në fshehtësi përmbaruesi bëri procedurën për marrjen e vilës 2 katëshe, duke e shitur me ankand abuziv për 34 mijë euro.Historia vazhdon, pasi këto ditë Bajraktari ka kërkuar mbështetjen e Komisariatit nr.4, për t’i marrë shtëpinë Besnik Allamanit. Policët nuk japin shpjegime, se ku e kanë bazuar procedurën, kur borxhi është shlyer.Përmbaruesi shkeli sërish ligjin, duke tentuar të ndërrojë bravat e vilës dykatëshe, por pasi gazetari i “Stop” e konstatoi këtë akt, Besnik Bajraktari u tërhoq.

Të Fundit