Sali Berisha: Vendimi për Tahirin është plotësisht i trukuar dhe qesharak!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me dënimin me burg të ish-ministrit Saimir Tahiri. Berisha ka thënë se vendimi është i trukuar dhe qesharak.

Reagimi i plotë:

Vendimi për Tahirin është plotësisht i trukuar dhe qesharak!

Negociatat me Tahirin për këtë vendim Edi Rama i filloi me Gaz Demin dhe i përfundoi direkt me Engjëll Agaçin dhe Ulsi Manjën.

Prandaj dhe avokati i tij si për të fshehur suksesin e negocimit të vendimit 3.4 vite, që në çdo vend normal nuk mund të ishte kurrë nën 42 vite, bërtiste në kup të qiellit para kamerave “Visi i çoni dy paketa”.

Vendimi shënon triumfin e plotë të narkodrejtësise së narkoshtetit! Kështu pusetës së narkoshtetit ju vu kapaku.

Kreu i Meduzës, madam Radari, Gjeneral Hashashi dhe e tërë nomenklatura kanabiste e narkoshtetit mbrëmë festuan marrëveshjen me Tahirin. Rama dhe madam Radari, gjeneral Hashashi etj., nuk folën pas vendimit, por respektuan heshtjen e kodit të mafies. Vendimi u bekua edhe nga Guvernatorja Kim, e cila fill pas dënimit u tha shqiptarëve se askush nuk është mbi ligjin.
Ne reagim ndaj pretendimit të saj për barazi para ligjit mediat nxorën rastin e një gruaje 65 vjeçare që ishte dënuar me 3,5 vite burg për një krem dielli dhe një deodorant që kishte përvetsuar në një supermarket.

Të dashur miq, sot Gjykata e Apelit të Tiranës pas një tejzgjatje disa vjeçare dha së fundi një dënim simbolik për ekzekutorin e politikës kriminale të kreut të meduzës Edi Rama, atë të shndërrimit të Shqipërisë ne Kanabistan dhe ndërtimit të narkoshtetit të parë dhe të vetëm të Europës, apo siç thërrasin shpesh në Kolumbinë e Europës.

Në këtë kontekst procesi Tahiri ëhstë dhe drama e shkatërrimit nga Edi Rama i shtetit ligjor ne Shqipëri dhe ndërtimit në vend të tij të narkoshtetit shqiptar.

Për Sajmir Tahirin, skafoministrin e parë të Shqipërisë, rolin e tij kriminal në kanabizminin e vendit, lidhjet e tij në trafiqe, skafin dhe me veturën e tij personale dhënë Habilajve, lidhjet e tij direkt me Shullazin dhe banda të tjera nga data 31 Korrik e vitit 2013 gjer sot kam bërë në Facebook, paralament, konferenca shtypi dhe në studio televizive mbi 520 denoncime.

Ish Ministrin e Brendshëm Tahiri e denoncuan fill pasi mori detyrën për lidhjet e tij në trafiqe me klanin Habilaj, përdorimin për trafik droge nga ky klan të skafit dhe veturës së tij me targa dhe pronësi ministrore që çante çdo postbllok policie.

Sajmir Tahirin, 120 komisare të lartë policie i kishte denoncuar edhe Shërbimi Informativ Kombëtar si të implikuar direkt në kanabizimin e Shqipërisë në vitin 2017.

Por me gjithë këto ai do shpallej nga Edi Rama, “Kreu i Meduzës” si super ministri i tij dhe po atë vit, para qindra policeve të rrjeshtuar, Policia e Shtetit do merrte dhe përgëzimet më të mëdha nga ambasadori i SHBA, Donald Lu për suksesin në luftën kundër drogës në Shqipëri.

Si për ti garantuar imunitet absolut Edi Rama dhe ambasadori Donald Lu në një rast unik do të dërgonin yllin e tyre, skafoministrin Tahiri të ulej në tryezë përballë Presidentit Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Por të gjitha këto nuk penguan antimafien italiane që në zbatim të ligjeve të vendit të vet të zbulojë dhe vërtetojë me dokumenta lidhjet e Tahirit në trafiqe me klanin më të fuqishëm të mafies së drogës në Shqipëri që ishte klani i kushërinjve të tij Habilaj, përdorimin nga ky klan me qindra herë të skafit dhe veturës së Tahirit për trafikun e dhjetra e dhjetra tonelatave droge, dhuratat e tyre të superkushtueshme për kushon ministër trafikant.

Bazuar në dosjen e ardhur nga Italia prokuroria shqiptare i paraqiti parlamentit kërkesën për hetimin dhe arrestimin e Tahirit. Por pas kërcënimit publik që Tahiri i bëri Edvinit dhe ndërmjetësimit siç u tha të Gaz Demit, Edi Rama jo vetëm nuk i hoqi imunitetin Tahirit, por përkundrazi sulmoi me ashpërsi dhe brutalitet prokurorin e çështjes për kërkesën e tij.

Fuqia e narkoshtetit është e jashtëzakonshme.

Në mbrojtje të hapur publike të Tahirit, akuza e të cilit bazohej vetëm ne dosjen e ardhur nga antimafia italiane doli njëlloj si Edi Rama dhe ambasadori Donald Lu, i cili krahasoi procesin ndaj Tahirit me proceset politike që zhvilloheshin gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.

Qendrim të kundërt me kolegun e tij në Tiranë mbajti ambasadori i SHBA në OSBE në Vienë.
Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të Rama-Lu për mbrojtjen e Tahirit dhe zëvendësimin e tij Llallën, Bundestagu gjerman, Bashkimi Evropian përcaktuan si një kusht për progresin e Shqipërisë drejtë BE-së drejtësinë ndaj Tahirit.

Këtu fillon pastaj procesi komik i narkodrejtësisë së narkoshtetit shqiptar dhe dënimi i Sajmir Tahirit me 3,4 vite, një muaj më pak se sa një grua 65 vjeçare të cilën drejtësia e pareformuar shqiptare në vitin 2016 e dënoi 3,5 vite burg për një krem dielli si dhe një deodorant të vjedhur në një supermarket.

Ky është një dënim i turpshëm i narkodrejtësisë së narkoshtetit shqiptar, qesharak, gjysmak dhe i trukuar nga kreu i Meduzes vetëm e vetëm si mburojë për veten e tij dhe të nomenklaturës se narkoshtetit shqiptar. sb.

Të Fundit