Saimir Tahiri në burg, Rama: 100 herë të kthehesha mbrapsht, do të bëja të njëjtën gjë

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në publik për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burgim për shpërdorim detyre.

Pyetjes së gazetarëve nëse vendimi i Gjyaktës për dënimin e Tahirit ishte surprizues për të, kreu i qeverisë tha se e ka ditur mirë se çfarë ka bërë kur ka udhëhequr Reformën në Drejtësi dhe po të kthehej pas në kohë do të bënte të njëjtën gjë.

“Unë nuk i komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë se çfarë kam bërë duke udhëhequr reformën në drejtësi. 100 herë të kthehesha pas 100 herë do bëja të njëjtën gjë. Por sot jemi këtu për një çështje krejt tjetër me një rëndësi shumë të madhe dhe me një vlerë shumë pozitive për Shqipërinë, kështu që s’do doja të shfokusoheshim nga kjo çështje. Për çështje të tjera përfshirë dhe ecurinë e reformës në Drejtësi do kemi plot kohë dhe mundësi të tjera të flasim”, tha Rama.

Të Fundit