Sa zgjat imuniteti i vaksinave kundër COVID-19? Ekspertja e njohur bën publike të dhënat e rëndësishme që duhet t’i dimë të gjithë

Vaksina po shihet si një ndër shpëtimtaret e vetme nga pandemia e COVID-19, e cila ka futur në kolaps gjithë botën.

Kryetarja e programit britanik të monitorimit gjenetik të Covid-19 ëhstë shp[rehur se vaksinimit kundër COVID duhet të jetë i përsëritur për shkak të mutacioneve që virusi pëson.

Virusi është përgjegjës për vdekjen e 2.65 milion njerëzve në të gjithë botën që nga fundi i vitit 2019 kur u shfaq për herë të parë dhe muton çdo dy javë apo më shumë, më ngadalë sesa virusi i gripit ose HIV, por mjaftueshëm për të kërkuar disa modifikime në vaksinat.

Sharon Pickock, shefja e COVID-19 Genomics UK (COG-UK), që ka hartuar gjenomet e gjysmës së varianteve të koronavirusëve në botë, tha se bashkëpunimi ndërkombëtar ishte i nevojshëm në këtë betejë macesh dhe miu kundër virusit.

“Ne duhet ta kuptojmë se gjithmonë do të kemi vaksina të përsëritura, imuniteti i koronavirusit nuk zgjat përgjithmonë, ” i tha Peacock Reuters.

Ajo tha se dozat e rregullta të vaksinës do të ishin të nevojshme për të trajtuar mutacione të ardhshme të koronavirusit, siç është rasti me vaksinat e gripit, por theksoi se shpejtësia në inovacionin e vaksinave nënkuptonte që ato të rriteshin dhe të bëheshin të disponueshme shpejt.

Të Fundit