Rusi/ Qeveria urdhëron dënimin me burg për qytetarët që shkelin karantinën.

Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë, Duma, pritet të miratojë javën e ardhshme një ligj për dënimin me burg të personave që shkelin karantinën, deklaroi presidenti i Dumas, Vyacheslav Volodin.

“Ekziston një konsensus midis të gjitha fraksioneve politike”, theksoi Volodin.

 Në deklaratë ai shtoi se shkelja e masave të karantinës mund të jetë e ngjashme me terrorizmim.Projektligji parashikon burgimin deri në shtatë vjet nëse një shkelje karantine rezulton në vdekje të shumta.

Të Fundit