Rusët dhe ukrainasit peticion autoriteteve zvicerane: Dëboni të dashurën e Putinit

Kundërshtarët e Vladimir Putinit në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi po bashkohen dhe po nënshkruajnë një peticion që i kërkon Zvicrës që të dëbojë të dashurën e presidentit rus, Vladimir Putin,  Alina Kabaeva, pas pretendimeve se ajo fshihet me fëmijët e tyre në një vilë luksoze në Zvicër.

Kabaeva, 38-vjeç, është një ish-gjimnaste olimpike dhe fituese e medaljes së artë. Ajo besohet se është e dashura e  Putinit dhe nëna e fëmijëve të fshehtë, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.

Peticioni vjen mes raporteve se Kabaeva, dikur e quajtur “gruaja më fleksibile e Rusisë”, u dërgua në një shtëpi private në Zvicër në fillim të këtij muaji në kohën kur Rusia ka pushtuar Ukrainën.

“Pavarësisht luftës, Zvicra vazhdon të presë një bashkëpunëtore të regjimit të Putinit”-kanë thënë nënshkruesit e peticionit.

Perëndimi deri më tani nuk e ka sanksionuar Kabaevën, e cila përveç se është partnerja sekrete e përfolur e Putinit, është gjithashtu kryetarja e bordit të drejtorëve në National Media Group – një gjigant i madh mediatik në Rusi.

Hetimet nga Fondacioni Anti-Korrupsion, i krijuar nga kundërshtari i burgosur i Putinit, Alexei Navalny, zbuluan se disa oligarkë rusë në mënyrë të pashpjegueshme i kanë dhënë dhurata si prona, para dhe pasuri të tjera familjes së Kabaevas.

Ish-gjimnastja shihet rrallë në publik, por së fundmi ajo u kap në video duke kërcyer në turneun e gjimnastikës ritmike ‘Hiri Hyjnor’ në Moskë në dhjetor të vitit të kaluar, vetëm disa javë para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

“Ne, qytetarët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, e cila aktualisht po përjeton vuajtje të jashtëzakonshme, po bashkohemi për t’iu drejtuar autoriteteve zvicerane”, thuhet në peticionin, i cili u postua në change.org në gjermanisht, frëngjisht dhe anglisht.

Deri tani peticioni ka marrë pothuajse 55,000 nënshkrime. “Publiku sapo mësoi se figura politike dhe mediatike ruse dhe ish-gjimnastja Alina Kabaeva, po fshihet nga pasojat e sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse në vendin tuaj”. “Ajo është e dashura e diktatorit dhe kriminelit të luftës, i cili ka sulmuar pabesisht Ukrainën gjatë javëve të fundit”. “Duke qenë se ajo është mbështetëse e aktiviteteve sociale në Rusi, ajo është përpjekur t’i mësojë qytetarët rusë me realitetin e sanksioneve pas vitit 2014 dhe personalisht ka deklaruar: ”Sa më keq të bëhet, aq më mirëdo jetë për ne!”

Të Fundit