Rrogozhine/Drejtori i ujesjellesit me diplome false u ben presion punonjesve! – Stop – 15 Tetor 2020

Disa punonjës të Ujësjellësit të Rrogozhinës kanë denoncuar në “Stop”, se drejtori, Skënder Dedej, u kërkon të plotësojnë disa formularë me gjeneralitetet dhe numrin e kartës së identitetit, duke treguar edhe partinë, për të cilën do të votojnë. “Stop” ka mësuar, se drejtori Dedej nuk e ka shkollën e lartë, që e ka të detyrueshme për vendin e punës.Kur gazetari i emisionit “Stop” e pyet drejtorin për arsimin e lartë, Skënder Dedej thotë, se ka mbaruar Ekonomikun dhe jo inxhinierinë Mekanike, sic është shkruar në vendimin e emeërimit në vitin 2019. “Stop” verifikon në Bashkinë e Rrogozhinës procedurën e emërimit, ku thuhet, se drejtori është emëruar pa konkurs, ndryshe nga sa thotë, vetë zoti Dedej.

Të Fundit