“Rrjeti i universiteteve tona ishte rrjet i shthurur dhe i thurur sipas orekseve”, Rama: Ta çojmë në nivel tjetër arsimin

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Kreu i qeverisë theksoi se skuadra e re përbëhet nga me ekspertë të nivelit më të lartë ndërkombëtarë, shqiptarë që shkëlqejnë në botën akademike jashtë vendit si edhe të huaj që mishërojnë kriteret më të larta të botës akademike. Mes të tjerash ai se qëllim i kësaj qeveri është që arsimi i lartë të çohet në nivel tjetër.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në bordin e Akreditimit. Dua të falënderoj anëtarët e parë për përkushtimin dhe kontributin e pakursyer. Bordi është i përbërë nga një numër harmonik ekspertësh shqiptarë dhe të huaj që shkëlqejnë në karrierën e tyre akademike në vende të ndryshme. I jam mirënjohës sinqerisht të gjithëve për gatishmërinë dhe patjetër dhe dispononim e pakursyer që të na japë një dorë në këtë proces. Se vë në diskutim që të paktën pjesa shqiptare e bordit të ri e njeh mirë problematikën e arsimit tonë të lartë. Është e familjarizuar me problemet, shqetësimet dhe kritikat. Duhet ta çojmë në nivel tjetër, arsimin tonë të lartë. Ne vijmë nga një rrugë e përpjetë dhe pak vite më parë ne na u desh të përballeshim me një situatë ku rrjeti i universiteteve tona ishte rrjet i shthurur dhe i thurur sipas orekseve.”, -tha ai.

Të Fundit