Rritja e çmimit të karburanteve, Basha prezanton planin: 7 pikat që duhen ndjekur

Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për krizën e energjetike.

Nga selia blu Basha ka propozuar planin e tij për kapërcimin e situatës.

“Tellalli i së keqes doli sot për të larë duart për atë që po përgatit, rritjen e çmimeve të energjisë. Tashmë të gjitha çmimet janë rritur ndjeshëm. Vërtet bota po përballet tani, por shqiptarët kanë tetë vite që përballen me çmimet më të larta në rajon. Në ato vende që ndodhin rritjet, qeveritë u vijnë në ndihmë qytetarëve. Por me këtë qeveri, shqiptarët e dinë mirë që jo. Kështu ndodhi me tërmetin, kështu ndodhi me pandeminë. Fondet e rindërtimit u përdorët për të marrë në këmbim votën.

Shqiptarët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre braktisjen në pandemi. Detyra jonë është të ushtrojmë të gjithë presionin e duhur që askush të mos braktiset. Ndaj prioritetet janë të qarta;

1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;
2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;
3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;
4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;
5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.
6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.

7 – Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve”, tha Basha.

Kryeministri Edi Rama, më herët deklaroi se një krizë energjetike sapo ka filluar duke rritur çmimet e karburanteve. Për kreun e qeverisë shqiptare kjo është një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare.

Të Fundit