“Rritja e çmimeve e pa përballueshme” Fillon para Kryeministrisë protesta kundër rritjes së çmimeve

Ka filluar protesta e qytetarëve kundër rritjes së çminimeve. Qytetarët janë grumbullor para kryeministrisë, duke shprehur indinjatën e tyre për rritjen e çmimeve të bukës, ushqimeve të shportës, karburantit dhe energjisë.

Thirrja për protestë është bërë në rrjetet sociale për t’u mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët shprehen se rritja e çmimeve e bënë edhe më të përballueshme jetën e tyre. Paralajmërimi për një rritje të çmimit të energjisë elektrike për shkak të krizës globale të energjisë ka shtuar edhe më shumë stresin dhe pakënaqësitë tek shqiptarët.

Në lidhje me protestën ka reaguar edhe ambasada e SHBA. Ku u bën thirrje shtetasve amerikanë të shmangin turmat në lokacione të ndryshme, pasi protesta mund të jetë paqësore por mund edhe të mos jenë të tilla.

Të Fundit