Rriti kastravecin më të gjatë në botë, kopshtari rrëfen ‘sekretin’

Një kopshtar ka rritur kastravecin më të gjatë në botë, i cili është më i madh se sa një 5-vjeçar.

Perimja e rritur nga Sebastian Suski është 1.1 metër e gjatë dhe peshon 7.7 kilogramë. Kaq është e mjaftueshme për të përgatitur 400 sanduiçë me kastravec.

Kastraveci është 6.3 centimetra më i gjatë se sa paraardhësi i tij i rekordeve Guinness. 44-vjeçari shprehet se e rriti në një ndarje të veçantë brenda një tuneli. Sipas tij, çelësi i suksesit ishte një dozë e përditshme me ujë të ngrohtë.

“Nëse hedh ujë të ftohtë mbi dikë, ai pëson një shok dhe e njëjta gjë ndodh me kastravecin. Uji i ftohtë do ta thante. Gjithashtu duhet pasur kujdes për mos ta tepruar. Një deri në dy kova ujitëse në ditë mjaftojnë”.

Ai i referohet kastravecit si “fëmija” i tij dhe e mban të mbështjellë me një batanije. Suski shprehet se do t’i përdorë farat për të rritur më shumë kastravecë, ndërsa perimja do të përfundojë si pleh pasi është shumë e pjekur për t’u konsumuar./tvklan.al

Të Fundit