“Rindërtimi, skemë abuzimi”, Basha: Me mua s’ka premtime, por plan!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime këtë të enjte me biznese dhe qytetarë në Kombinat.

Gjatë takimit kryedemokrati ka akuzuar qeverinë se po e përdor rindërtimin për të vjedhur.

“Rindërtimin e kanë parë si mundësi që të vjedhin qytetarët. Një grup njerëzish jetojnë si sheikë bashkë me Ramën dhe me oligarkët e tij ndërsa shqiptarët vuajne. Jemi bashkuar nga e majta në të djathtë në koalicion, por fakt është bashkimi i të gjithë shqiptarëve ndaj dallaverexhinjve që tërmetin dhe pandeminë e përdorën për të vjedhë. U premtoj se qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertët e duhur për ti dhënë fund qeverisjes së deri më tanishme. Ekspertët më të mirë do të menaxhojnë dhe fondet e BE. Në 25 prill ju do bëheni bashkë që këtë plan ta bëjmë realitet, për tu nxjerrë nga ky mjerim ku jeni futur për 8 vjet. Procesi i rindërtimit sipas asaj që u takon ju. Banesat dhe pronat aty ku i kemi pasur. Skema që iu lëvizin është për të vjedhur prona. Nuk premtoj mrekulli, Shqipërisë i duhet një qeveri normale”, tha Basha.

Basha tha se qeveria Rama asnjëherë si ka mbajtur premtimet, ndërsa ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh që prej dy vitesh është punuar me ekspertët më të mirë për ti realizuar pas 25 prillit.

“Kanë 8 vjet në pushtet. Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil. Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit por ju e dini 8 vite me radhë sa keq ka qenë shëndetësia se lekët e shëndetësisë i ka marrë dhe ja ka dhënë një grushti oligarkësh. Premtoi legalizime falas, të njëjtën gjë premtoi edhe me tërmetin, të njëjtën gjë premtoi edhe me pandeminë edhe në kohën e pandemisë me tendera sekretë vodhi lekët e shqiptarëve në vend që t’ju jepte ndihmë. Kur vjen koha e zgjedhjeve hap thesin e premtimeve boshe. Me mua s’ka premtime. Më fal. Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani”, – tha Basha.

 

Të Fundit