Rinas dy të arrestuar/ Tentuan të korruptonin policin për të shkuar drejt BE, 150 € mes letrave!

Dy persona janë arrestuar në Rinas, pasi tentuan që të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonin kushtet. Të arrestuarit janë;

  1. A.M. 41 vjeç, banues në Tiranë
  2. Q.M. 56 vjeç, banues në Divjakë

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen.

Sipas policisë A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit duke përfunduar në pranga.

Të Fundit