“Rikthim në auditorë!”, studentët korçarë kërkesë në ministrinë e arsimit

Ndërkohë që dyert e pubeve, lokaleve, restoranteve, selive partiake janë të hapura, dyert e auditorëve vazhdojnë ende të jenë të mbyllura për shkak të pandemisë së krijuar nga COVID-19.

Vetë studentët shprehin mosdakordësimin me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për vazhdimin e mësimit online ndërkohë që kërkojnë rikthimin në auditor.

“Pjesa e mësimit online po ecën shumë keq, ne kemi shumë ngatërresa ne leksione dhe në seminare, nuk jemi shumë të aktivizuar edhe për shkak të internetit që mungon, unë si studente e filologjikut vij nga fshati dhe në zonat rurale ka mungesë të internetit dhe tani që ka rënë shumë borë është vështirë,” – tha Erestina Xhaollari, një studente në Fakultetin e Filologjikut.

Vështirësi e theksuar është edhe për studentët e infermierisë, të cilët kërkojnë minimalisht kryerjen e praktikave, pasi sipas tyre në degën ku studiojnë, është utopi të zhvillohet mësimi vetëm nëpërmjet leksioneve, pa i vendosur ato në praktikë.

 “Atëherë, të mësosh diçka që është praktike në teori është shumë e vështirë. Pjesa teorike në rregull, pedagogët po bëjnë të pamundurën, ne thjesht sa mësojmë leksionin por pjesa në praktikë është zero,” – u shpreh Jetmir Potka, student në Fakultetin e Infermierisë.

Zëvendës dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane, Jordan Jorgji shprehet për Euronews Albania se universiteti i Korçës në këtë kohë pandemie i plotëson kushtet për t’u rikthyer në auditor

“Universiteti i Korçës i plotëson kushtet për t’u rikthyer në auditor, kushtet logjistike, kushtet e hapësirave, të klasave, është i gatshëm të bëjë ndarjen me kujdes të studentëve në klasa të mëdha për të ruajtur elementët e sigurisë, megjithatë do të varet gjithçka nga kushtet e përgjithshme sesi do të ecë pandemia nga urdhrat që do të nxjerrin ministritë përkatëse me qëllim që edhe mësimi të kryhet me eficencë por të ruhet edhe një element më i rëndësishëm sesa mësimi që është siguria kolektive,” – u shpreh ai.

Komiteti i Ekspertëve shtyu vendimin e vazhdimësisë së mësimit online për dy javë të tjera, ndërkohë që një grup studentësh të universitetit të Korçës, i kanë dërguar tashmë Ministrisë së Arsimit, peticionin për rikthimin në auditorë.

Të Fundit