Rigjykim për Gërdecin, Mediu: Nuk jam përgjegjës, kërkesa e SPAK antikushtetuese

Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka reaguar publikisht lidhur me rigjykimin nga ana e SPAK, për rolin e tij  në çështjen e Gërdecit.

Mediu është shprehur se kërkesa për vazhdim gjykimi nga ana e SPAK është antikushtetuese, ndërsa pohoi se ai ka ndjerë vetëm përgjegjësi morale lidhur me ngjarjen.

“Si kërkesa e SPAK ashtu edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit janë akte juridike në kundërshtim me kodin penal, Kushtetutën e Shqipërisë si dhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këto akte nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë, por krijojnë precedentë të rrezikshëm për liritë dhe të drejtat e njeriut”, tha Mediu.

Më tej, ish-Ministri tha se ka patur një propagandë të qëllimshme për të krijuar perceptimin se është ai përgjegjës për ngjarjen.

“Propaganda manipulative dhe qëllimkeqe si dhe interesa të disa grupeve politike të mbështetua nga grupe mediatike të caktuara, kanë synuar që të krijojnë perceptimin publik se Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës për atë ngjarje.

Janë fakte të provuara me dokumenta që nuk kam patur asnjë lidhje direkte me ata që zhvilluan procesin e demontimitn të Gërdecit. Nuk ka asnjë nxitje, shtysë apo presion nga ana e ministrit. Nuk është prezantuar pranë ministrit asnjë shqetësim mbi mënyrën se si veprohej në Gërdec. Kam dhënë dorëhqjen dy ditë pas ngjarjes duke e parë veten si përgjegjës moral, por aspak shkaktar për pasojat. Nuk i jam shmangur çështjes, kam kërkuar heqjen e imunitetit dhe prokuroria ka bërë një hetim 360 gradë duke kqyrur çdo llogari bankare e dokument që lidhej me mua dhe familjarët e mi. Duke përgjur  edhe telefonin”, tha Mediu.

Të Fundit