Riaktivizohet zjarri në malin e Tomorrit, Kreu i ADZM: S’shkojmë dot, lusim Zotin të bjerë shi – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Riaktivizohet zjarri në malin e Tomorrit, Kreu i ADZM: S’shkojmë dot, lusim Zotin të bjerë shi

Një vatër e re zjarri është shfaqur ditën e sotme në një tjetër zonë në malin e Tomorrit. Temperatura e lartë dhe era kanë përhapur shkëndijat e vatrave të mëparshme dhe zjarri është ndezur sërish. Tashmë zjarri ka vijuar në një zonë tjetër ku terreni i thyer shkëmbor dhe lartësia mbi 1800 metër e bën të pamundur shuarjen e tij. Në këtë zonë nuk mund të shkojë askush në këmbë për ta fikur me mjete rrethanore e forca njerëzore, ndaj e vetmja mënyrë ndërhyrjeje është me helikopterë nga ajri ose rënia e shiut.

Drejtori i ADZM Berat, Fatos Nako shprehet se kjo vatër është shfaqur në një lartësi mbi 1800 metër dhe është tepër vështirë për tu përshkuar rruga deri atje në këmbë. Sipas Nakos, është vatër e re e favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, që kanë shpërndarë shkëndijat e zjarrit drejt majës së malit Tomorr. Nako shprehet se vatra është riaktivizuar nga era, pasi drurët janë ende të nxehtë në brendësi dhe janë rindezuar.

Kujtojmë që zjarri i shfaqur dy javë më parë shkrumboi mbi 25 ha pyje, qindra sipërfaqe me shkurre dhe dogji e shkatërroi fole zogjsh e kafshësh të egra.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *