Respektimi i masave antiCovid,Balla: Të gjobiten të parët ministrat

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë për respektimin e masave anti-Covid nga ana e ligjvënësve.

Ai paralajmëroi se do të gjobiten të gjithë ministrat dhe deputetët që nuk mbajnë maskën në sallën e Parlamentit.

Ndërkohë që me ligj në Shqipëri është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, kështu që rrjedhimisht edhe deputetët duhet të mbajnë maskën gjatë seancave në Kuvendin e Shqipërisë.

“Mbajtja e maskës në Republikën e Shqipërisë është detyrim ligjior në ambiente të mbyllura dhe përsëri sipas akteve të miratuara nga qeveria gjobitet një qytetar nëse nuk e mban maskën në një ambient të mbyllur.

Tani unë s’po gjej dot shpjegim që nga anëtarët e qeverisë e pastaj ne deputetët këtu jemi të parët që e shkelim një vendim që e kemi miratuar vetë.

Nuk gjen dot një parlament në Evropë ku deputetë janë pa maska nuk e gjen dot. Një parlament që deputetet të marrin pjesë në seancë pa maska ndaj zonja kryetare është e vërtetë që kemi rënë dakort në konferencën e kryetarëve për kushtin e pjesëmarrjes në kuvend të deputetëve të vaksinuar, kjo është e vërtetë ka ndodhur.

Është e vërtetë që një kolege deputete që për arsye të sugjerimit mjekësor se ka bërë vaksinimin pra mjekët kaë sugjeruar që ka një efekt dytësor që nuk e lejon, e ndërkohë kemi 5 apo 6 deputetë të opozitës që s’e kanë bërë akoma. Ne duhet të jemi shembulli dhe për këtë çështje.

Do ju kërkoja zonja kryetare që të gjithë në këtë sallë duhet të mbajmë e të përdorim maskën në rast të kundërt ministrja e Shëndetësisë të sjellë shërbimin përkatës të ngarkuar me ligj për adresimin e kësaj çështje e të gjobiten të parët ministrat pastaj deputetët e të gjithë me radhë”, tha Balla.

Të Fundit