Regjistrimi/ Vajza dhe prindërit e saj pranojnë: Bëmë denoncim të rremë-Stop-3 Nentor 2021

Lidhur me akuzën ndaj 26 vjecarit Orgest Merko, ka qenë edhe deklarata e nënës së vajzës, që ka bërë, që i riu të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.Ndërkohë më vonë nëna e vajzës jep një deklaratë noteriale, ku pranon, se fëmijët duhen dhe do të fejohen. Për sa i përket akuzës së drogimit, analiza toksikologjike ligjore, e ka nxjerrë vajzën të pastër nga lëndet narkotike si Heroinë apo Cannabis Sativa. Në një audioregjistrim vajza thotë, se ka shkuar me dëshirë në shtëpinë e djalit.Ajo shprehet, se deklaratat i ka firmosur pa e ditur se cfarë përmbanin dhe nën presion. Faktin, që nuk ka patur as dhunë e as drogë, por raport të vullnetshëm, e pranojnë të dy prindërit e vajzës.

Të Fundit