“Refuzoni të kaluarën”,Escobar: E trishtueshme ajo që i ka ndodhur PD

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Ecobar, ka komentuar për mediat greke edhe situatën e krijuar në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ai ka folur për “To Vima”, ku komentoi zhvillimet e fundit të Partisë Demokratike, Escobar është shprehur se ka një marrëdhënie të mirë me PD dhe thotë se është e trishtueshme ajo që i ndodhi PD.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që i ndodhi PD në këtë moment,”- ka thënë Escobar.

“Shpresoj”, përfundon ai, “që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”./Opinion.al

Të Fundit