Refuzon të largohet nga shtëpia e të birit, djali dhunon nënën në Fier

Një 46-vjeçar në Fier është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 69-vjeçare.

Uniformat blu bëjnë me dije se në lidhje me rastin Policia ka në disponim edhe një video.

Sakaq mësohet se shkak i dhunës së të birit ndaj nënës është një mosmarrëveshje mes tyre për çështje pronësore.

Sipas policisë e moshuara nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. T., 46 vjeç, djali i shtetases M. T. (e cila shfaqet në video), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., 69 vjeçe, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se kjo shtetase, me vetëgjyqësi, nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj, shtetasit V. T.

Të Fundit