Referendumi, Zvicra do të ndalojë mbulimin e fytyrës në vendet publike

Zvicra do të ndalojë gratë të veshin burka ose veshjet që mbulojnë fytyrën në hapësirat publike. Në referendumin e zhvilluar të dilën, 51% e qytetarëve votuan në favor të kësaj nisme.

Pas këtij referendumi, Zvicra i bashkohet Francës, Belgjikës dhe Austrisë për mos mbajtjen burkës në dyqane dhe restorante.

Sipas The Guardian mbulesat e plota të fytyrës do të lejohen ende të vishen brenda vendeve të lutjes dhe për “zakonet vendase”, por jo në hapësirat publike. Ndërkohë, grupet myslimane e kanë kritikuar ndalimin.

“Ky është qartë një sulm kundër komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që synohet këtu është që të stigmatizohen dhe margjinalizohen myslimanët edhe më shumë, ”tha një  nga përfaqësuesit e tyre.

Myslimanët përbëjnë rreth 5% të popullsisë zvicerane prej 8.6 milion banorësh, ose rreth 390,000 njerëz, shumica e të cilëve i kanë rrënjët në Turqi, Bosnjë dhe Kosovë.

Rezultati i referendumit do të thotë që Zvicra do të ndjekë Francën, e cila ndaloi veshjen e një vello të plotë të fytyrës në publik në 2011. Ndalimet e plota ose të pjesshme të veshjes së mbulesave të fytyrës në publik janë gjithashtu në Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë dhe Holandë.

Pas sulmeve terroriste që përfshinë Europën gjatë muajve të fundit, si në Vjenë, Francë dhe vetë Zvicër, autoritet këtu u detyruan të marrin këtë masë.

Të Fundit