Raporti i Transparency International, Rama: Korrupsioni është problem serioz ku në Shqipëri sa vjen dhe rritet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar raportin e Transparency International për luftën ndaj korrupsionit në vendin tonë.

Rama thotë se dy pozicione ngritje për Shqipërinë janë pak, por pranon se nuk ka ndodhur mrekulli pasi s’ka shkop magjik.

Ai thekson se është i vetëdijshëm që korrupsioni është problem serioz dhe duhet atakuar, por nga ana tjetër kthen sytë nga raporti i 2012, duke thënë se Shqipëria ka trend rritës në raport me vendet e tjera.

Deklarata e Ramës:

”Një bebe nuk bëhet 10 vjeç që vitin e parë. Ka nevojë gjithë ky organizëm që ne po rrisim të marrë kohën e vet. Të përballoj sfidat, të kalojë sëmundjet që e prekin, e të fuqizohet.

Renditja e Transparency International për indeksin e korrupsionit. Dy pozicione më lart, duken pak, janë pak për mua, jam i vetëdijshëm që është problem serioz dhe atakimi seriozisht i tij është domosdoshmëri për të pasur impakt serioz mbi gjithë infrastrukturën e ekonomisë, jo vetëm, por gjithë ngrahinë e të drejtave.

Nuk po përmend të tjerët, meqë është vlerësim negativ, në krahasim me gjitha vendet e rajonit kemi trend rritës nga raporti i 2013 për 2012. Në raport me vendet e tjera, ky është fakt.

Asnjëherë ynë i referohem 2013, nuk dua të mendoni që ore shih ccfarë mrekullie, nuk ka ndodhur mrekulli, s’ka shkop magjik. Gjërat kërkojnë punë, punë, punë, kohë e durim.

Por e vërteta është që duke parë 2013, dhe duke kujtuar që ishim si pas tërmetit, sa shumë gërmadha janë pastruar. Sa shumë është bërë për të vendosur bazat, kanalizimet e ujësjellësat në Thumanë nuk duken, por janë aty. Do vihen në funksion kur të mbarojnë ndërtesat. Ka shumë gjëra që nuk preken nga ai që merr 300 mijë lekë, por janë aty për të ngritur aty gjithë arkitekturën nga një projekt në realitet, dhe për të sjellë më shumë.

T’ja u them, apo mos ja u them, duhet të kem vështirësi që në raportin e financuar nga BE, Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të punësimit në 2019. Është fakt dhe kjo konfirmon raportin e BB. Papunësia më e ulët në rajon. Ccështja natyrisht mbetet, jo thjesht si të krijojmë vende pune, por s’i ti paguajmë më mirë, si ti rrisim të ardhurat, sidomos të atyre që punojnë shumë. Këtu kam parasysh ata që punojnë në privat dhe marrin pak në raport me punën që bëjnë.

Nga ana tjetër diçka që ka ndikuar qartë në vlerësimet është edhe reagimi i qeverisë i shpejtë. Mbledhja e një shifre rekord kontributesh pas tërmetit, qytetarët, biznesit gjatë pandemisë. Të gjitha të shumëpërfolura, të keqpërfolura, bam bum bam bam.

Shpërndarja transparente e ndihmës ekonomike duke forcuar mekanizmat e kontrollit dhe aksesit në informacion si po përdoret paraja. Ndihma ekonomike nuk jepet më me këshilla bashkiakë, ku merrnin para anëtarët. Është sistem dixhital sot, me pikëzim, gjurmim, dhe objektivitet të lartë.”– tha Rama.

Të Fundit