Rama:Yuri Kim dhe Soreca kur kemi nevojë bëhen qytetarë shqiptarë

Kryeministri Edi Rama në aktivitetin që po zhvillohet në bazën ajrore në Farkë, lidhur me menaxhimin e situatës së zjarreve në vend ka falenderuar ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca për menaxhimin e zjarreve në vend.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se ne kemi ende mangësi më të mëdha se sa shumë shtetet të tjera në këtë kontinent dhe prandaj i shprehu një falenderim të posaçëm qoftë ambasadorit të BE dhe ambasadores së SHBA.

Rama theksoi se sa herë që Shqipëria ka nevojë për ndihmë, si në rastet e tërmeteve, zjarreve, përmbytjeve, janë më shumë se ambasadorë, janë qytetarë të këtij vendi.

“Goditjet e furishme të natyrës asnjë shtet nuk i përballon i vetëm. Në rastin tonë kemi ende mangësi më të mëdha se sa shumë shtetet të tjera në këtë kontinent dhe prandaj dua t’i shpreh një falenderim të posaçëm qoftë ambasadorit të BE dhe ambasadores së SHBA. Dua të them se falenderimi nuk është as formal dhe as diplomatik. Nuk është madje as falenderim për dy ambasadorë, por falenderim për dy përfaqësues të dy fuqive të mëdha që janë aleatët strategjikë të vendit tonë që për hir të së vërtetës sa herë që Shqipëria ka një nevojë, këtu kam parasysh tërmetet, zjarret, përmbytjet, janë më shumë se ambasadorë, janë qytetarë të këtij vendi dhe njerëz që shqetësohen menjëherë për këtë vend dhe menjëherë vihen në dispozicion si mund të ndihmojnë. Përtej hierarkisë dhe marrëdhënies hierarkike dua t’i falenderoj sepse realisht gjatë gjithë periudhës së Gushtit kanë qenë vijimësisht të vëmendshëm dhe të interesuar qoftë për të marrë vesh si shkoi dita dhe qoftë për të thënë se çfarë do të bëjmë sot”, tha Rama.

 

Të Fundit