Rama:Rritja e pagave për mësuesit me 40% do bëhet brenda mandatit të tretë

Kryeministri Edi Rama është zotuar se brenda mandatit të tretë qeverisës pagat e mësuesve do të rriten me 40%.

Rama u ndal dhe tek situata e krijuar nga pandemia tek arsimi, duke e cilësuar mësimin përmes RTSH shkollë një aset për përfituar nga në kushtet e vështira.

Kryeministri Rama tha se ka ende shumë punë për tu bërë, por sipas tij, aktualisht sistemi i arsimit është më i fortë.

“Keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në një moment kaq të vështirë. Dua të rrëfej që momentin kur sfida me armikun e padukshëm u shfaq përpara nesh, kjo pjesë që lidhej me domosdoshmërinë për të mbyllur menjëherë shkollat lidhej me riskun e mos vazhdimit të mësimit. Sikundër e dëshmuan edhe këtu në këtë video, Ministria e Arsimit u kthye në studioja xhirimi.

Sot jemi duke dalë nga tuneli i pandemisë dhe kemi një aset të cilin nuk do e kishim nëse kjo krizë nuk do na kishte imponuar këtë punë me kaq shumë ritëm dhe efikasitet. Ky është një aset që na vlen sot dhe do na vlejë edhe nesër. Parafytyroni vetëm një fakt. Marrëveshja me MSH dhe RTSH për shkollën është bërë për 48 orë. Një kohë rekord jo vetëm për të dyja institucionet por për të gjitha institucionet e cila mëson se aty ku ka një qëllim të përbashkët, që të gjithë ata që mblidhen për ta realizuar e ndajnë së bashku dhe secili bën pjesën e vet, mundësia për ta përshpejtuar është shumë e madhe. Nëse nuk do ishim në krizë kjo marrëveshje do kishte marrë muaj dhe vite. Jemi përballur prej vitesh me klasat kolektive dhe kemi pasur në planet tona digjitalizimin.

U desh kriza që me shpejtësi jo vetëm të krijonim një produkt të modeluar për kushtet e krizës por edhe të mësonin se zotëruam edhe një instrument për të përballur sfidën e klasave kolektive. Mësimi online nuk mund ta zëvendësojë dot asnjëherë mësimin e drejtpërdrejtë sepse nuk e ka atë sinergji që krijohet në klasë. Por është një vlerë e shtuar dhe nëse flasim për klasat kolektive na duhet të gjejmë rrugën për të kompensuar për ato nxënës ta çojnë në shtëpi. Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm që keni mësuar nga kjo eksperiencë është se hallkat e tjera të procesit të digjitalizimit nuk duhet të presim t’i lidhim njërën me tjetrën në rrugën e parakrizës.

Ky grup njerëzish nuk është thjesht grupi i mësuesve që realizuan këtë produkt por është një grup njerëzish ka një dije të veçantë për një proces që nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri. Jam i bindur që nëse ministrja dhe ministria organizon me ju një dialog për të kuptuar se çfarë mund të bëhet më mirë dhe çfarë mund të shtohet. Ministrja duke qenë vetë një pedagoge dhe dekanë e ka sensibilitetin dhe respektin për të vepruar në këtë drejtim me bindjen që në raport me mësuesit dhe mësueset e Shqipërisë është e para mes të barabartëve.

Sot kemi mësues të qetë në raport me meritën, të drejtën e ushtrimit të profesionit të patrazuar nga politika për arsye bindjesh. Kjo nuk mjafton se figurën e mësuesit do vazhdojmë ta forcojmë në të gjitha drejtimet. Drejtimi financiar është i pashmangshëm. Një nga arsyet që ju jam mirënjohës, është se me punën që keni bërë keni dhënë edhe një shembull qytetarie dhe përgjegjësie në raport me njerëzit përtej punës së përditshme. Nuk nuk mund ta harrojmë detyrimin që të vazhdojmë të rrisim shpërblimin për punën tuaj. Nuk dua të përmend sa i kemi rritur pagat deri më sot por rritja e pagave 40% është angazhim që do i qëndrojmë deri në fund brenda këtij mandati që vazhdon në muajin qershor”, tha Rama.

Të Fundit