Rama:”Cdo gjë që them, unë e bëj”, për paketat ekonomike të prezantuara nga qeveria, janë dhënë 17 milionë dollarë.

Kryeministri Edi Rama tha se për paketat ekonomike të prezantuara nga qeveria, janë dhënë 17 milionë dollarë, që sic tha ai, nuk është shumë e vogël.

Rama u shpreh se cdo gjë që thotë e bën, duke nënvizuar se ka punuar e do punojë me zemë për të ndihmuar shqiptarët.

“Paketa e zgjeruar prek edhe 100 mijë të tjerë në biznesin e vogël. Do merrni të gjithë 400 mijë lekë. Kjo sepse keni punuar, por me orare të cunguara. 66 mijë të tjerë që janë në kompani të mëdha, ë i kanë hequr nga puna etj, edhe 10 mijë të tjerë që janë në turizëm do paguhen me 400 mijë lekë. Po japim 17 milionë dollarë, e nuk janë pak. Këtë e bëjmë për t’ju lehtësuar pak frymëmarrjen. Cdo gjë që them, unë e bëj”, tha Rama.

Më tej, ai shtoi se e di që problemet nuk mbarojnë këtu, duke vlerësuar se shpreson që paketat së paku të mund të bëjnë që njerëzit të marrin më tepër frymë.

“Ju që keni humbur vendin e punës dhe punoni në biznese të mëdha, do të merreni nga 400 mijë lekë të vjetra. Unë nuk jam magjistar, por unë jetoj ditë e natë me hallet e juaja. Ata që punojnë në qendra tregtare, të gjithë do të marrin 400 mijë lekë, do i marrin nga paketa e zgjeruar. Ne kemi punuar me gjithë zemër që t’ju shërbejmë juve”, u shpreh Rama.

Të Fundit