Rama takon drejtorin e “Pfizer” në Nju Jork: Na hapi dyert dhe na lehtësoi

Kryeministri Edi Rama ka takuar drejtorin ekzekutiv të “Pfizer”, Dr.Albert Bourla.

Takimi është zhvilluar në zyrat qëndrore të kompanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa poston foto me të Rama shkruan: Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm.

Kujtojmë se Rama ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB.

Të Fundit