Rama: Shpallja non grata e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës

Rama nga SHBA: Shpallja non grata e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës.

Kemi arritur atë që kemi dashur kur jemi nisur qoftë me organizimin e djeshëm kur ishim së bashku në Nju Jork ku kishim një audiencë të gjerë për mesazhet tona në Këshillin e Sigurimit edhe në takimin me sekretarin amerikan ku kemi rrokur tema e bashkëpunimit tonë me SHBA., Mendoj që ne kemi ditur të ndërtojmë mbi bazën e mëparshme dhe të çojmë politikën tonë në një nivel tjetër. Kjo nuk është merita ime personale por e të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me mua.

Shpallja non grata e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës. për të gjitha ato që ata e kanë shpallur non grata. Të thuash që qeveria e SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë të akuzosh SHBA se janë shtet pa integritet dhe një qeveri që korruptohet për qëllime të të trevëve. Këto janë vendime që merren me procese të mirë përcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm. Nëse SHBA do të loboheshin kaq kollaj do ishin peng i diktaturave dhe regjimeve. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka si të ndodhë., SHBA kanë tjetër qasje dhe tjetër mënyrë funksionimi. Është e gjitha një farsë për të ardhur keq dhe akoma më për të ardhur keq janë ata që e besojnë. Çështjet e Sali Berishës janë të së shkuarës“, tha Rama.

Të Fundit