Rama publikon fotot: Drejt përfundimit 74 banesa të tjera në Ndroq

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga 74 banesa individuale në Ndroq të ndërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019, të cilat janë drejt përfundimit.

“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër lagje të re të Rilindjes pas rrënimit nga tërmeti, drejt përfundimit për të mirëpritur 74 familje nga Ndroqi, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Blloku i ri i banimit me banesa individuale do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, si sistem ndriçimi, asfaltim, trotuare, rrjet kanalizimesh për ujërat e bardha dhe të zeza etj. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës po vijon punimet dhe për lagjet e reja me pallate në zonën e Kombinatit dhe tek “5 Maji”, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti dhe ato nga projekti i rindërtimit.

Të Fundit