Rama: Prilli do jetë ‘prova e zjarrit’ – Stop
Të Gjitha

Rama: Prilli do jetë ‘prova e zjarrit’

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot se forcimi i masave nga sot është bërë për shkak se dy javët e para të muajit prill do të jenë “prova e zjarrit” siç e quajti ai.

“Vecanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse”, tha Rama.

Sot ne u futëm në regjim të përshkallëzuar të karantinës përse u ndërmor ky veprim?

Rama: Se është e domosdoshme të mbrohemi shumë fort e të forcojmë vijën mbrojtëse ndërkohë që prilli do jetë prova e zjarrit, vecanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse e si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale, por në këtë fazë është momenti për të forcuar vijën mbrojtëse e për të jetuar ditën, cdo ditë është ditë e re e luftë duhet bërë sikur të ishte dita e parë, se nuk jemi në një luftë që historia na ka treguar si ndodh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *