Rama për mjekët që largohen jashtë vendit: Problem edhe i Italisë. Si t’i punësojmë pa qenë nevoja të ikin

Kryeministri Edi Rama ishte në Itali, me rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, ku janë firmosur marrëveshje për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e studimeve universitare, rritur shkëmbimet mes stafeve akademike, bashkuar programe për diploma të dyfishta.

Rama nënvizoi se fenomeni i largimit të të rinjve për të studiuar në universitete jashtë vendit të tyre është jo vetëm problem për Shqipërinë por edhe për Italinë.

“Problemet që kemi ne sot para janë probleme që nga sa munda të kuptoj kanë qenë të pranishme në sistemin universitar italian disa vite më parë. Problemet që janë tani të pranishme për universitet në Itali janë dhe probleme të përbashkëta.

Duke nisur nga një problem që ndihet fort në këtë anë e në anën tjetër si ikja e të rinjve drejt Veriut në përgjithësi e ikja e të rinjve drejt Veriut të Evropës.

Ajo që kemi të përbashkët është një sfidë shumë e rëndësishme, do na duhet të kuptojmë e orientojmë këtë problemin në mënyrë racionale me përgjegjshmëri pa rënë në kurthin e politikave të shkuara të cilat nuk kanë ndryshuar asgjë.

Tahi të shohim e shfrytëzojmë hapësirat për të ndërkombëtarizuar më shumë univeristet tona, për t’i dhënë të rinjve shqiptarë e të rinjve italiane, mundësinë për të studiuar në Shqipëri dhe të kenë në dispozicion programe dhe cilësi të ngjashme me atë që kanë në Itali“, tha Rama.

I njëjtë është edhe problemi i mungesës së mjekëve dhe infermierëve në sistemin shëndetësor tha Rama, për të dyja shtetet.

Ndërkohë që vuri theksin tek një mënyrë e re punësimi, sic është ajo përmes internetit, per te rinjte, pa qene nevoja qe ata ta largohen nga vendi.

“Bashkëpunim dhe në fushën e mjekësisë. Temë që ngjall interes jo vetëm për ne por dhe Italinë, shpresoj të krijojmë sinergji të reja se është sektor ku fare qartë dhe në Itali ndihet gjithnjë e më shumë nevoja për të formuar studentë por dhe për të mbajtur mjekë e infermierë në gjitha zonat e vendit janë më pak tërheqëse se sa veriu i Italisë dhe Evropës e njëjta gjë dhe për ne, me siguri mund të rrisim së bashku numrin e mjekëve dhe infermierëve që duhet të jenë në shërbim të komuniteteve dhe në ato zona të vendit në Itali e vendit tonë, pvarësisht nga fuqia që këto zona kanë për të tërhequr mjekë e infermierë, kahasuar me zona shumë tërheqëse në Veri të Italisë e zona të tjera.

Punësimi i të rinjve, pa qenë e nevojshme të ikin nga vendi ku jetojnë, përmes internetit është një biznes i tërë botëror që krijon miliona vende pune, në dizpozicion të atyre që kanë njohuri të teknologjisë së lartë ne s’mund të presim që koha të kalojë për ta orientuar sic duhet dhe këtë potencial kaq të madh“, tha Rama.

Në këtë takim u nënshkruan marrëveshjet për diploma të dyfishta midis universitetit të Tuscia-s në Itali dhe universiteteve shqiptare: Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor, Universiteti Mesdhetar.

Marrëveshjet janë në fushën e Biologjisë mjedisore në Bachelor me Universitetin e Tiranës; Pyjeve dhe mjedisit për UBT; Inxhinierisë mekanike me UPT në nivel master dhe Marketingut me UMSH.

Marrëveshjet parashikojnë që studentët në këto programe të bëjnë një vit studime në Shqipëri dhe një vit në Itali. Në përfundim studentët do të marrin diploma të dyfishta.

Të Fundit