Rama paralajmëron ndryshimin e madh: Kjo është arsyeja pse na duhet mandati i 3-të (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama paralajmëron ndryshime të mëdha nëse fiton zgjedhjet sërish Partia Socialiste.

Teksa ishte në Porto Romano, ku është drejt përfundimit Ekoparku , Rama tha se po zë vendin e vatrës gjysmëshekullore kanceroze të plehrave të Durrësit, e cila tanimë i përket të shkuarës.

Duke parë ecurinë e punimeve Rama tha se ky ekopark do të jetë një motor i madh ekonomik për Durrësin.
“Kjo është akoma deri dhe për pak kohë, dhe është fiks vendi ku mund të shpjegohet shumë thjesht pse na duhet mandati i 3 që të mbarojmë punë që ‘ka shans të mbarojë, në të kundërt.
Dje mbaroi oferta Spitallës, një kompani shumë e mirë do fillojë investimin atje, kemi lagjen e re ku ka filluar ndërtimi, aprtamente etj, një model tjetër jete.

Kemi zonën ekonomike. Do jetë një motor i madh ekonomik për Durrësin, do bëhet realitet , nga kjo flamë e madhe do ndërtojmë një zemër të qytetit. Është koha për ta çuar Durrësin në një nivel tjetër”, u shpreh kryeministri Rama.

Të Fundit