Rama nxjerr pamje nga shkollat në vend: Meritojnë notën 10 për kushtet

Teksa na ndajnë disa javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë duke publikuar në rrjetin social “Facebook” pamje nga klasat, korridoret dhe palestrat e shkollave të vendit.

“Mirëmëngjesi dhe me shkollat që meritojnë notën 10 për kushtet e reja, gati për të pritur nxënësit në sezonin e ri, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Viti i ri shkollor është shtyrë, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, do të fillojë në 27 shtator. Ndërkohë sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit shkollat do të jënë hapur prej datës 1 shtator ku do të vijojë mësimi plotësues

Të Fundit