Rama nget makinën pa duar: “Për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë”. – Stop
Të Gjitha

Rama nget makinën pa duar: “Për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë”.


“Për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë” kështu deklaron kryeministri Edi Rama, ndërsa ka postuar në facebook një video në të cilën shfaqet duke drejtuar një makinë pa e prekur timonin.

Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G, me një investim fillestar prej 150 milionë Eurosh nga kompania Vodafone👍 Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë🤩 #ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀” -shkruan Rama në facebook, ndërsa nuk kursen edhe mesazhin për kundërshtarët e tij politikë.
“Për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë, për makinat po vjen një kohë tjetër e po vjen shumë shpejt, ashtu si edhe frenimi automatik do të bëjë të mundur të shmangen shumë aksidente”.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *