Rama nga Berlini: Kancelari gjerman s’është kundër Ballkanit të Hapur

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kancelari gjerman Olaf Scholz nuk është mosmbështetës ndaj Ballkanit të Hapur, pavarësisht nëse shprehet publikisht apo jo.

Kurrësesi nuk do të thoja që Shcholz është mosmbështetës i Ballkanit të Hapur. Për më tepër që procesi i Ballkanit të Hapur ka lindur për shkak se Procesi i Berlinit filloi të humbiste impaktin, dhe për shkak se çfarë u vendos në Procesin e Berlinit nuk u implementua kurrë. Nuk shoh ndonjë problem. Sa i përket atyre në Tiranë që janë kundër, aq më pak problem. Më intereson çfarë mendon shumica e shqiptarëve që përmes Këshillimit Kombëtar janë shprehur pro në shumicë”.

I pyetur mbi kandidimin për deputet të djalit të Aqif Rakipit, Rama dha këtë përgjigje:

Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatët e PS në Tiranë më duket pak e sforcuar, kështu që kalojmë në pyetjen tjetër”.

Lidhur me njohjen e patentave nga Gjermania, kryeministri tha:

Njohja e patentave nga Gjermania është një lloj certifikate e rëndësishme për shtetndërtimin dhe shtetfunksionimin”.

Të Fundit