Rama: Në Vlorë synojmë 8 deri në 9 mandate, falenderoj ata që s’janë pjesë e skuadrës. Mandati i tretë për zhvillimin e vendit

Kryeministri Edi Rama, këtë të enjte ndodhet në Vlorë, ku po tregon objektivat e PS për këtë qytet e më gjerë, në të gjithë Shqipërinë.

Kryeministri theksoi se PS është e bashkuar për të siguruar një mandat të tretë sigurimesh.

Ai tha se objektivi minimal për Vlorën, është sigurimi i 8 mandateve, ndërsa maksimali, mbi të cilin sipas tij po punohet, është të sigurohen 9 mandate. Ai tha se mandati i tretë, është një mandat kohe për të çuar përpara zhvillimin e vendit.
“Është dita e parë e përpjekjes për 25 prillin dhe së pari unë dua që të shpreh falënderimin për ata të cilët nuk janë pjesë e skuadrës që do të bëjë ndeshjen drejtpërdrejt në fushë për 25 prillin, por që me shumë mirëkuptim, me shumë respekt për PS dhe mbi të gjitha me shumë përkushtim për qëllimin e përbashkët, jo vetëm që nuk kanë shprehur asnjë pakënaqësi por përkundrazi janë bashkuar me ne dhe kështu ne do të kemi një skuadër më të gjerë se sa lista e deputetëve. Në Kuvendin e Shqipërisë, që nga dhënë një mesazh të qartë edhe për të tjerë akoma që nuk janë pjesë e kësaj skuadre deputetësh, por pjesë e PS në Vlorë, që këtu ne jemi një skuadër ku pozicionet ndryshojnë, ku secili apo secila bën detyrën sipas pozicionit dhe ku të gjithë bashkë shtymë përpara një progres që në Vlorë është në sytë e të gjithëve. Ndërkohë që jemi të hapur dhe për të tjerë, djem dhe vajza që meritojnë të kenë shansin e tyre. Dua ta ritheksoj që objektivi ynë për Vlorën është të marrim padiskutim si bazë numrin që kemi, 8 deputetë dhe deputete dhe të synojmë maksimizimin e forcave për të kapur objektivin maksimal prej 9 deputetësh. Natyrisht kemi bërë shumë për Vlorën, kemi bërë shumë për të gjithë qarkun e Vlorës, por nuk diskutohet që shumë kemi për të bërë dhe nuk diskutohet që të gjithë e kanë prekur ndryshimin përpara pragut të shtëpisë së tyre. Ka ende lagje periferike në Vlorë, Sarandë, që kanë nevojë për ndryshim. Ka akoma fshatra që kanë nevojë për rrugën e tyre rurale, kanë nevojë padiskutim për investime të tjera që të sjellin më shumë ekonomi dhe punësim. K nevojë për të pasur shkolla të ripërtërira plotësisht, të rindërtuara apo të reja, në disa pika ku akoma, progresi ende nuk ka mbërritur. Patjetër që ka nevojë të vazhdojmë me rindërtimin e qendrave shëndetësore po ndryshojnë por hap pas hapi. E rëndësishme mbi të gjitha ka nevojë për kohë. Mandatin e tretë në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë e kërkojmë si kohë për të çuar përpara vendin”, tha Rama.

Të Fundit