Rama: Ne jemi përgatitur për ta përballuar krizën energjetike

Kryeministri, Edi Rama deklaron se Shqipëria është përgatitur për të përballuar krizën energjetike.

Rama shprehet gjatë një interviste televizive se po e blen më shtrenjtë energjinë për shkak se në kohën që është bërë shitja është bërë në kohën kur ka patur shumë reshje.

Për planin me tre pika ku përfshihet dhe një fond prej 200 milionë euro, kryeministri tha se ende nuk ka një datë se kur mund të ketë rritje të çmimit për biznesin e madh.

Nga ana tjetër kryeministri tha se për rritjen e çmimit vendos Enti Rregullat i Energjisë, ndërsa qeveria vendos për mburojën për familjet dhe biznesin e vogël.

“Këtë gjë nuk e vendosim ne, rritjen e çmimit e vendos Enti Rregullator, ne vendosim mburoja”, tha kryeministri në EuroNews.

Të Fundit