Rama në Itali: Këshilloj Luigin të merret me patentat e shqiptarëve sepse kanë ngecur në..

Kryeministri Edi Rama, ndodhet për një vizitë në Bari të Italisë, ku zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe Presidentin e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano. Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, kryeministri Rama theksoi se gjysmë milion shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali.

Ai tha më tej se në të gjithë territorin italian, janë 50 mijë sipërmarrje të krijuara nga shqiptarë, si dhe mijëra të rinj që studiojnë në universitetet përtej Adriatikut. Po ashtu, ai i kërkoi ministrit Luigi njohjen e patentave shqiptare, duke shtuar se ato kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane.

“Uroj që ne mund të jemi në lartësinë e kësaj miqësie. Uroj që të mos keni nevojë kurrë për ne, por nëse do të keni ne do të jemi aty. Të nderuar që jemi në krahun tuaj.
Janë gjysmë milioni shqiptarë që sot jo vetëm jetojnë, punojnë por edhe kontribuojnë në ekonominë italiane. janë rreth 50 mijë sipërmarrjet e krijuara nga shqiptarë dhe janë mijëra të rinj që studiojnë në universitetet italiane. Duke qenë se italishtja është si gjuhë e dytë e jona, janë gjithmonë përpara studentëve të tjerë të huaj.

E gjithë kjo është bërë e mundur falë asaj që thashë, disponueshmërisë që i ka rrënjët në historinë dhe shpirtin italian. I këshilloj Luigin të merret me patentat e shqiptarëve sepse kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane dhe duhet të nxirren që të drejtojnë normalisht, sepse si italianë dhe ne jemi të kujdesshëm të ngasim pa patenta”, u shpreh Rama.

Ndërkohë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, rikujtoi eksodin e viteve ’91, ku mijëra shqiptarë vërshuan drejt Italisë. Ai tha se Italia për shqiptarët e asaj kohe do të thoshte liri dhe shprese për një jetë më të mirë.

“Jemi këtu për të kujtuar një ngjarje të rëndësishme, ardhjen e parë të miqve shqiptarë këtu në Puglia që erdhën këtu 30 vite më parë, pikërisht në këto ditë. Të gjithë italianët ruajnë në memorie imazhet e atyre personave të ngjeshur me mijëra në anijet e fatit. Për shumë shqiptarë Italia do të thoshte mbi të gjitha liri dhe shpresë për një jetë më të mirë. Nuk e dimë me saktësi se sa shqiptarë mbërritën në brigjet puljeze ata muaj dramatikë të vitit 1991, sigurisht disa dhjetëra mijëra. Vetëm anija “Vlora” që u ankorua në portin e Barit në gushtin e 1991 transportonte 20 mijë persona”, u shpreh Di Maio.

Të Fundit