Rama në “European Forum Alpbach”: Europa nuk po ndryshon, vaksinat na i dha Erdogani

Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Austri ku po merr pjesë në “European Forum Alpbach”. Gjatë fjalës së tij në këtë forum, kreu i qeverisë tha se nuk po e sheh Europën të ndryshojë.

“Nuk e shoh Europën të ndryshojë. Çështja është sesi vetë Europa po ndryshon dhe nuk duket sikur po ndryshon ne asnjë farë mënyre. Është një lloj inercie midis një lufte ku nga një anë janë rusët dhe nga ana tjetër Ukrainas, dhe amerikanët që po japin një mbështetje të madhe, ndërsa Europa po bashkohet. Në fund të fundit nuk janë të gjitha premisat për të qenë optimist.

Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndjeheshim mirë. Por po të hynim në detaje do të kuptojmë se ajo çfarë shohim në panoramë të përgjithshme është reagues, që është një mënyrë e mirë për të reaguar. Por nuk është një veprim proaktiv për të ndryshuar disa gjëra që ekzistojnë dhe thërrasin për drejtësi”, tha Rama.

Kryeministri u ndal më tej edhe tek Kosova. Rama tha se kur ishte nën regjim barbar të serbëve qytetarët e Kosovës lëviznin të lirë dhe sot jo, pasi vizat nuk janë liberalizuar.

“Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha. Nën regjimin barbar ata mund të lëvizin lirisht në Evropë dhe me çlirimtarët ata janë peng. Gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë, mund të shkonin në Austri, fëmijët nuk mund të lëviznin sepse nuk ka liberalizim të vizave”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi edhe çështjen e vaksinave të koronavirusit. Rama akuzoi BE-në që nuk u interesua për vendet e Ballkanit.

“Nuk e  vramë mendje për vaksinat. Na u desh të vrapojmë pas Kinës. Pa presidentin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksinat”, tha Rama.

Të Fundit