Rama mungon në seancë, PD kërkon ndërprerjen, Basha refuzon të flasë

Ka nisur pjesa e tretë e seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.  Në këtë pjesë të tretë mungon kryeministri, Edi Rama. Ky fakt ka shkaktuar përplasje në Kuvend. PD ka kërkuar menjëherë ndërprerjen e seancës dhe kthimin e kryeministrit në parlament për të dëgjuar opozitën.

Deputeti i PD, Alfred Rushaj tha opozita e respektoi detyrimin kushtetues.

“Opozita ndenji në seancë dhe dëgjoi lloj-lloj gjërash që vetëm me programin nuk kishte të bënte. Kërkojmë që të ndërpritet seanca, të vijë kryeministri dhe të dëgjojë propozimet e opozitës”, deklaroi Rushaj.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka refuzuar të flasë kur iu dha kjo e drejtë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Të Fundit